A është kjo video prova e ekzistencës së Jetit?

  • 06 February 2016 - 14:16
A është kjo video prova e ekzistencës së Jetit?

Shumë, shumë larg nga vendi ku mendohet se ‘jeton’ Jeti, një krijesë mitike, ekzistenca e të cilit nuk është provuar kurrë, një video ka shkaktuar kaq shumë zemërim, sa autoritetet janë detyruar të ndërhyjnë.

Në Formigal të Spanjës pretendohet se është shfaqur një krijesë, e ngjashme me Jetin.

Pas publikimit të videos, shumë skiatorë janë në panik, çka ka sjellë reagimin e drejtuesve të një resorti skish.

Ata thonë se ai është thjesht një person i veshur me një kostum si të një ariu polar.

Megjithatë misteri mbetet.

(Kosova Sot)