Shtëpia ishte aq e djallosur, saqë u desh të rrënohej

  • 09 February 2016 - 22:25
Shtëpia ishte aq e djallosur, saqë u desh të rrënohej

Jacques Bagans është kërkues paranormal, por në rastin e “Shtëpisë demonike” në Indiana, edhe ai kishte mbetur i... befasuar, për të mos thënë i frikësuar. Udhëheqësi i emisionit "Aventurat me shpirtrat” ishte aq i shqetësuar nga zhvillimet në atë shtëpi, sa që iu desh ta blinte dhe, më pas, ta shkatërronte atë deri në themel. E vendosur në lokalitetin Gary të Indianës, kjo shtëpi modeste ishte bërë e famshme kur banorët e saj kishin pohuar të ishte e pushtuar nga djajtë, gjë që ishte mbështetur edhe nga pjesëtarët e policisë. Zyrtarisht, ajo shtëpi konsiderohej si njëra ndër më të mallkuarat e epokës moderne, transmeton gazeta Kosova Sot Oline.

"Në atë shtëpi ekzistonte diçka që ishte në gjendje të bënte gjëra të cilat nuk i kisha parë kurrë më parë – gjëra të cilat as njerëzit me kredibilitet nuk kishin mundur t’i shpjegonin ", thotë Bagans. Përfundimi i tij është se, në atë shtëpi kishte diçka tepër të ligë, të errët, por në të njëjtën kohë edhe tepër inteligjente dhe të fuqishme. Lattoya Ammons, banorja e fundit e kësaj shtëpie, kishte qenë e detyruar ta kërkonte ndihmën e policëve, kishës, e edhe të mjekëve, por më kot. Këta të fundit e kishin konfirmuar ekzistimin e djajve.

(Kosova Sot)