Vendi i çuditshëm ku të vdekurit nuk varrosen (Foto)

  • 02 May 2016 - 14:26
Vendi i çuditshëm ku të vdekurit nuk varrosen (Foto)

Në ishullin Luzon, në Filipine, gjendet një fshat i vogël i quajtur Sagada. Ky vend mund të jetë një nga më të frikshmit në botë për një arsye të vetme: aty të vdekurit nuk varrosen në tokë.

Për shkak të një tradite të vjetër dhe të çuditshme, arkivolet me trupat e pajetë varen në shkëmbinj në mënyrë horizontale. Popullata indigjene që jeton aty e ndjek këtë traditë edhe sot e kësaj dite.

Sipas tyre, sa më lart të vendoset trupi i viktimës për t’u prehur, aq më afër do të jetë shpirti i tij me parajsën.

2

(Kosova Sot)