Kifle të Shpejta

  • 30 June 2015 - 23:31
Kifle të Shpejta

Përbërësit për 4 persona:

• 600 gr miell
• 1 pluhur paste
• 1 lugë kripë
• 1 dl vaj
• 1 ajkë e thartë
• 1 tharm e përzier në 2 dl qumësht

Kohëzgjatja e përgatitjes: 15 minuta

Përgatitja

Brumi zihet dhe hollohet në formë të pjatës (rrumbullakët). Pastaj preni në 8 pjesë dhe mbështillni. Nëse doni, mund t’i mbushni me djathë ose me mbushje tjera sipas dëshirës.

Lëshojeni furrën në 180ºC. Derisa furra të nxehet, brumi pushon mjaftueshëm. I lyeni me vezë dhe piqni për 15 minuta.