Reçeta e Cekës - Supë me brumça mëlçie

  • 21 February 2017 - 15:52
Reçeta e Cekës - Supë me brumça mëlçie

Fërgohet qepa gjersa të zverdhet. Shtohen rigon, majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri. Bëhet përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e moskat dhe përzihet me qepë. Me dy lugë të vogla formohen brumçat. Më parë hidhet vetëm një në supë të valë raporton Gazeta Kosova Sot

Nëse janë shumë të buta, i shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta, edhe pak galetë. Brumçat qëndrojnë në supë të valë 10 minuta pa vluar. Mbi i hidhet majdanoz i grirë hollë.

PËRBËRËSIT: 150 gr mëlçi të bluara, 50 gr gjalpë, 1 kokë qepë e kaluar në rende, 1/2 tubë majdanoz, 1 lugë e vogël rigon, 75 gr galetë, 1 vezë, kripë, piper, moskat, 1. 5 lit supë mishi ose katrorke. 

(Kosova Sot)