< Receta e Cekës - Medaljon i marinuar - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės - Medaljon i marinuar

Receta e Cekės - Medaljon i marinuar

PËRBËRËSIT:

250 gr biftek i marinuar 24 orë,

150 gr mëlçi pule,

150 gr kërpudha,

salcë domatesh,

 2 dcl verë e bardhë,

100 gr parmezan,

1 qepë, kripë, piper, majdanoz i grirë hollë, vaj, pak gjalpë, 2 vezë, disa flegra buke të prera hollë, 150 gr dhjamë të tymosur ose proshutë e yndyrshme.

Qepës së grirë hollë i hidhet pak kripë dhe fërgohet në vaj e mbuluar me kapak gjersa të zbutet. Bifteku pritet në pjesë trashësie 5 centimetra. Shtypet pak me dorë, pastaj rrahet lehtë me rrahëse kuzhine. Në qepë të fërguara shtohen mëlçitë dhe kërpudhat e prera në copa të vogla. Përzihet, hidhet gjysma e verës dhe pastaj hidhet majdanozi. Veçan në tigan me pak gjalpë dhe vaj, fërgohet bifteku nga të dyja anët nga 3-4 minuta, pastaj shtohen verë dhe salcë domatesh. Pasi të vlojnë pak, largohen nga zjarri. Dhjami i tymosur, i prerë skajeve, piqet në skarë ose fërgohet në tigan pa yndyrë. Buka e prerë kalohet në vezë të tundura me pak kripë dhe fërgohet nga të dyja anët. Në enë ku do të shërbehet, vihet buka, mbi vendoset proshuta, kurse pastaj medaljonet. Anash hidhet mëlçia dhe këpurdhat e fërguara.

(Kosova Sot)

15 orë e 36 minuta më parë