< Receta e Cekës: PULË E MBUSHUR ME KËRPUDHA - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės: PULĖ E MBUSHUR ME KĖRPUDHA

Receta e Cekės: PULĖ E MBUSHUR ME KĖRPUDHA

PËRBËRËSIT: Pulë 1. 5 kg, 10 kërpudha të freskëta, 2 qepë, 4-5 patate, 2 karota, 3 speca, 1 dcl verë të bardhë, lëngu i 1 limoni, vaj, kripë, piper. 

Qepa e pastruar dhe e grirë hollë, fërgohet në vaj të nxehtë 5 minuta. Shtohen kërpudhat e prera në pjesë të holla, lëngu i limonit, kripa dhe piperi. Kjo masë fërgohet 2-3 minuta dhe, pasi të ftohet, mbushet pula e kriposur, e piperosur, mbyllet me rrëmojëse ose qepet me penj dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Pas 20 minutash, pulës i shtohen përreth karotat, patatet dhe specat e prerë në rrathë, hidhet verë, pak vegetë dhe vazhdon pjekja gjersa të zbuten perimet dhe pula të jetë pjekur. Gjatë pjekjes, kohë pas kohe laget me lëngun të cilin e lëshon. Pritet në copa, vendoset në pjatë ovale të nxehtë, spërkatet me lëngun e vet dhe shoqërohet me kërpudha dhe patate. 

(Kosova Sot)

6 orë e 56 minuta më parë