< Receta e Cekës- Tavë me spinaq - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės- Tavė me spinaq

Receta e Cekės- Tavė me spinaq

PËRBËRËSIT:

1 kg mish qengji ose viçi, 1 kg spinaq, 5-6 vezë, 1/2 litër kos, 2 lugë miell, disa thelpinj hudhre, kripë, piper, specall, vegetë moskat. Mishi i prerë në copa racioni, zihet me kripë dhe 1 lugë erëza të thara gjersa të zbutet.

Spinaqi i larë dhe i grirë zihet 5 minuta në lëngun që e lëshon. Mielli fërgohet në gjalpë, por jo sa të ndërrojë mngjyrën. Shtohen hudhra e shtypur dhe supë mishi, duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet dhe të bëhët një qull i trashësisë mesatare, pastaj përzihet me spinaqin e zier. Rregullohet me vegetë, piper dhe moskat. Masa e përzier derdhet në tepsi të përshtatshme, mbi spinaq hidhen me kujdes vezët e tundura me kos, hudhra të shtypura dhe kripë. Mbi vendosen copat e mishit, hidhen pak vegetë, piper dhe specall. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C, gjersa të skuqet mishi dhe të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.

(Kosova Sot)

20 orë e 44 minuta më parë