Reçeta e Cekës- Krostatë me mollë të tharta - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės- Krostatė me mollė tė tharta

Reēeta e Cekės- Krostatė me mollė tė tharta

PËRBËRËSIT:

250 gr miell, 130 gr gjalpë, 130 gr sheqer, 3 të verdha veze, 1 majë thike kripë, 5-6 mollë të tharta, lëvorja e limonit e kaluar në rende. Në masën e miellit shtohen sheqeri, kripa, gjalpi i zb tur, vezët, lëvorja e limonit dhe 2-3 lugë ujë. Zihet një brumë i fortë i cili ngjeshet mirë, e pastaj mbështillet në qeskë plastmasi dhe futet në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë qërohen mollët, u largohen farat dhe mpriten përgjysmë, pastaj në thela të holla.

Brumi hollohet me tëhollës dhe shtrohet në tepsi të lyer, me diametër 30 centimetra. mMollët palosen mbi brumë, u hidhet sheqer vanilje, 2 lugë sheqer dhe 50 gr gjalpë të shkrirë. Piqet në furrë të nxehur me temperaturë 180 gradë C për 45 minuta. 10 minuta para se të përfundojë pjekja, mund të lyhet me marmelatë kajsish të holluar me dy lugë ujë dhe të vazhdojë pjekja.

(Kosova Sot)

3 orë e 32 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa