Receta e Cekës- Kungullor misri - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės- Kungullor misri

Receta e Cekės- Kungullor misri

PËRBËRËSIT: 300 gr mazë, të hollat e mazës, të larat e mazës-gjithsej 1 litër, 1 kg kungull i gërryer, kripë, 200 gr miell misri.

Shkrihet maza. Largohet ena nga zjarri. Shtohen të larat, kungulli dhe kripa. Masa përzihet mirë, pastaj hidhet mielli gradualisht duke e përzier vazhdimisht. Masa e përgatitur derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta. Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta. Shërbehet me qumësht të ftohtë, djathë etj.  
 

(Kosova Sot)

1 orë e 34 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa