Reçeta e Cekës: KAÇAMAK POLENTA - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: KAÇAMAK POLENTA

Reçeta e Cekës: KAÇAMAK POLENTA

PËRBËRËSIT:

100 gr gjalpë, 200 gr djath, 2 gota ujë, 3 gota qumësht, 3 gota miell misri, kripë, 3 lugë ajkë ose mazë.

Në tenxhere shkrihet gjalpi. Hidhet djathi i troshitur dhe fërgohet pak. Shtohen uji i nxehtë, qumështi dhe kripë sipas shijes. Sa të vlojë masa, hidhet gradualisht mielli duke e përzier me tel torte, e pastaj me lugë druri. Zihet duke e përzier me lugë, gjersa të shkëputet nga ena dhe luga. Në fund i shtohet maza, përzihet mirë dhe shërbehet i nxehtë.

(Kosova Sot)

21 orë e 27 minuta më parë
19/08/18