Reçeta e Cekës: Salsiçe në role brumi - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Salsiçe në role brumi

Reçeta e Cekës: Salsiçe në role brumi

PËRBËRËSIT:

150 gr gjalpë, 2 të verdha të vezëve dhe 1 e tërë, 1 gotë qumësht, 1 majë luge pluhur paste, kripë, 1 vezë për lyerje, miell. Tundet gjalpi. Shtohen vezët, kripa, qumështi dhe aq miell i përzier me pluhur paste, sa të gatuhet një brumë i butë. Pasi të ngjeshet mirë, brumi tëhollohet dhe pritet në shirita 2 cm, nëse janë salsiçet e mëdha, kurse në trekëndësh, nëse ato janë të vogla.

Salsiçet e paziera mbështillen me brumë dhe radhiten në tepsi të lyer. Lyhen me vezë të tundura dhe sipas shijës u hidhet kim sipër. Piqen në furrë me temperaturë mesatare. Salsiçet e pjekura mund të vendosen në enë qelqi, mbi u hidhet ajkë dhe shërbehen të nxehta. 

(Kosova Sot)

21 orë e 22 minuta më parë
16/08/18