Reçeta e Cekës: Copëza soje me jufka - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Copëza soje me jufka

Reçeta e Cekës: Copëza soje me jufka

PËRBËRËSIT:

150 gr copëza soje, 1 lugë vegetë, fletë dafine, 300 gr patate, 100 gr jufka shtëpie, 2-3 lugë vaj, 1 qepë, 1 tubë majdanoz, kripë, pipër, 1 gotë ajkë, 1 lugë e mesme margarinë. Përvëlohet soja me ½ lit ujë me vegetë dhe fletë dafine.

E mbuluar qëndron ½ ore. Patatet e lara, të paqëruara, zihen gjersa të zbuten. Jufkat zihen në ujë të njelmët. Qepa pritet imët dhe fërgohet gjersa të zverdhet. Masës së qepës i shtohen soja e kulluar, piperi dhe në zjarr të ngadaltë zihet duke i shtuar nga pak ujë në të cilin është ulur soja.

Patatet e ziera qërohen, priten në rrathë dhe shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi patate derdhen copëzat e sojës e mbi to jufkat e kulluara. Gjella mbulohet mme majdanoz të grirë hollë, të përzier me mhudhra të shtypura, spërkatet me vaj dhe mbulohet me ajkë. Mbi ajkë vihen copëza të vogla margarine dhe ena futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur pak

(Kosova Sot)

10 orë e 58 minuta më parë
20/06/18