Receta e Cekes: SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI

Receta e Cekes: SALLATË ME KARKALECA NË ENË AKULLI

PËRBËRËSIT:

• 300 g bishta karkalecash,

• 4-5 karkaleca të tërë për zbukurim,

• 1 mollë, 1 flegër pjepër,

• 1 spec,

• 1 lugë pure domatesh - disa fletë selinoje,

• 2-3 lugë ajkë, majonezë,

• lëng limoni ose uthull,

• disa fletë sallatë endivi, kripë, piper, specall.

Tundet ajka dhe përzihet me majonezë. Shtohet domatja, piperi dhe lëngu i limonit. Nga fruta e mollës dhe pjeprit nxirren me lugë speciale forma goglash. Speci dhe selinoja priten imët dhe i shtohen pemëve. Në masë hidhen edhe karkalecat e shkrirë, kripë dhe gjysma e majonezës së përzier. Masa përzihet me kujdes. Sallata e gjelbër vendoset në enë akulli. Derdhet masa e përgatitur dhe mbulohet me majonezën e mbetur. Mbi hidhet pak specall. Karkalecat e tërë vendosen aty këtu, për ta zbukuruar pjatën. Shërbehet në çast.

(Kosova Sot)

19 orë e 38 minuta më parë
22/09/18