Receta e Cekës - Qumështor

  • 22 May 2018 - 13:48
Receta e Cekës - Qumështor

PËRBËRËSIT:

1 litër qumësht, 10 vezë, sheqer sipas shijes (gjer ¼ kg ), 1 qeskë sheqer vanileje.
Tunden vezët me sheqer, gjersa të shkrihet sheqeri. Hidhet qumështi i vakët, përzihet mirë me vezët dhe derdhet në tepsi. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C gjersa të mpiksen vezët dhe të fillojë një skuqje e lehtë në sipërfaqe. Largohet nga furra dhe, pasi të ftohet, pritet në katrorë. 

(Kosova Sot)