Receta e Cekës: FILETA VIÇI ME MUSTARDË

  • 23 June 2018 - 08:43
Receta e Cekës: FILETA VIÇI ME MUSTARDË

PËRBËRËSIT: • 6 fileta viçi madhësie të njëjtë, • 1 qepë, • 1 lugë gjalpë dhe 1 dcl vaj, • 1 lugë supe mustardë, • pak lëvore limoni e kaluar në rende, • kopër të grirë ose të tharë, • 1 dcl ajkë, 2 të verdha vezësh, • kripë, piper, miell. Filetat e pastruara nga zhapat, rrihen me rrahëse kuzhine, kriporen, piperoren dhe përmiellen vetëm nga njëra anë. Në yndyrë të nxehtë hidhen qepët e grira dhe pasi të prarohen pak, vihen mbi qepë filetat nga janë përmiellur. Sa të skuqen pak, shtohen mustardë, lëvore limoni dhe kopër e grirë. Masës së mishit i hidhet verë ose supë, ena shkundet pak, mbulohet me kapak dhe në zjarr të ngadaltë zihen gjersa të zbuten. Filetat e zbutura vendosen në pjatë të nxehtë, kurse në lëngun e mbetur përzihet ajka, shtohen të verdhat e vezëve, përzihen pak dhe hidhet mbi fileta.

(Kosova Sot)