Receta e Cekës - Tortë me kajsi

  • 16 July 2018 - 10:50
Receta e Cekës - Tortë me kajsi

PËRBËRËSIT: 1-11/2 kg. kajsi, 3 lugë sheqer, 5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 lugë miell, sheqer vanileje, 200 gr. ajkë të tundur Kajsitë lahen, ndahen përgjysëm dhe palosen në tepsi me diametër 30 cm. të lyer me yndyrë. Hidhen 3 lugë s. sheqer dhe ena futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C. Në ndërkohë përgaditet patishpani nga vezët, sheqeri, sheqeri vanilë dhe mielli. Masa e tundur hidhet mbi kajsi gjysëm të pjekura dhe prap ktheht në furrë. Ulet temp. në 180 gradë C dhe vazhdon pjekja gjersa të skuqet patishpani në sipërfaqe. Ëmbëlsira e pjekur, përmbyset në pjatë ku do të shërbehet. Pasi të ftohet, lyhet anash dhe zbukurohet me ajkë të tundur. 

(Kosova Sot)