Receta e Cekës: Kifle

  • 23 September 2018 - 08:30
Receta e Cekës: Kifle

PËRBËRËSIT:
1/2 kg miell,
1/4 lit qumësht,
1 qeskë maja,
2 lugë sheqer, pak kripë,
1 sheqer vanileje,
2 vezë,
1/2 qeskë pluhur paste,
2 lugë vaj,
2 lugë margarinë.

Në qumësht të vakët me një lugë miell dhe pak sheqer, derdhet maja dhe vendoset në vend të ngrohtë gjersa të vijë. Në masën e miellit të përzier me pluhur paste, qiten maja e ardhur, 1 vezë e tundur, 2 lugë sheqer, një sheqer vanilje, pak kripë dhe 2 lugë vaj. Në tavolinë të përmillur ngjeshen përbërësit mirë, gjersa të fitohet një brumë i butë dhe i lëmuar. Pasi të ngjeshet mirë, brumi duhet të qëndrojë në vend të vakët gjersa të dyfishohet masa. Brumi i ardhur ndahet në 4 kuleç, tëhollohen në madhësi pjate dhe priten në 8 pjesë. Çdo pjesë lyhet me vaj, qitet nga një lugë djathë i troshitur i përzier me të bardhë veze dhe mbështillen kiflet të cilat palosen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi lyhen me të verdhë veze dhe u hidhet susam. Mbi çdo kifle vihet nga një copëz margarine. Posa të kyçet furra në temperaturë 180 gradë C, futen në furrë për t’u pjekur gjersa të skuqen.

(Kosova Sot)