RECETA E CEKES: GURABI ROLADË

  • 24 September 2018 - 11:56
RECETA E CEKES: GURABI ROLADË

PËRBËRËSIT:

• 2 vezë,
• 2 filxhan të kafës sheqer,
• 2 filxhanë vaj,
• 16 lugë miell,
• 1 pluhur paste,
• 1 qeskë sheqer vanilje,
• 1 lugë kakao,
• 100 gr arra të grimcuara,
• lëvore limoni në rende.

Gatuhet një brum i fortë me përbërësit e lartpërmendur përpos arrave dhe lëvore limonit. Pasi të ngjeshet, ndahet në dy pjesë. Njërës pjesë i shtohet kakao. Priten 2 copë letër pergamenti madhësishë 30x20 cm. dhe lyhen me yndyrë. Mbi letra të lyera në njërën shtrihet brumi i bardhe në tjetrën i kafenjtë. Me ndihmë të letrës përmbyset brumi i kafenjtë mbi atë të bardhë. Hidhen arra të grimcuara dhe lëvore limoni. Mbështillet rolada e cila futet në friz për ½ ore. Rolada e ftohur pritet në trashësi prej 11/2 cm. 16 pjesë, pastaj copat rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për 25 min. Shërbehen me çaj, kafe etj.

 

(Kosova Sot)