Mish viçi në avull

  • 02 September 2015 - 08:46
Mish viçi në avull

Përbërësit:

-1 kg fileto viçi

-1 kokërr hudhër të grirë hollë

-3 luge gjelle vaj

-1 kubik koncentrat mish viçi

-1/4 gote ujë i nxehtë

-1 luge gjelle niseshte

-2-3 lugë gjelle qepë të copëtuar në kubikë të vegjël

-2 speca jeshil

-1 lugë domate e grirë

-3 lugje gjelle salcë soi

-1 lugë çaji sheqer i bardhë

-1 lugë caji kripë

-Kripë, pipër

Përgatitja:

Marinoni filetot e viçit me kripë, pipër dhe hudhër. Lerini për pak kohë dhë më pas fërgojini në një tigan të nxehur më parë në temperaturë mesatare. Në një tenxhere me ujë, hidhni koncentratin e mishit dhe lereni për pak sa të tretet dhe uji të marrë valë (në vend të ujit dhe koncentratit mund të përdorni lëng mishi).

Shtoni aty niseshtenë dhe përziejeni herë pas herë here. Hidheni këtë përzjerje në tiganin ku është mishi e shtoni gjthashtu qepët, specat, domatet, salcën e soit, sheqerin dhe kripën. Mbulojeni me një kapak dhe lereni ashtu për 3 orë.

Më pas shërbejeni të ngrohtë.