Receta e Cekës:Sallatë me purrinjë

  • 10 October 2018 - 15:32
Receta e Cekës:Sallatë me purrinjë

PËRBËRËSIT:

1/2 kg. purrinjë,
1/4 kg. karota,
2-3 patate,
vaj,uthullë,
kripë,
majonezë. 

Priten purrinjët imët. Kriposen dhe përzihen duke i shtypur pak me lugë. Karotat dhe patatet zihen në ujë të njelmët. Pasi të ftohen pak, priten në kubik të vegjël dhe bashkohen me purrinjët. Hidhet hudhër e shtypur, kripë, piper, uthull, sipas dëshirës specall me fara dhe majonezë. Përzihet me kujdes, hidhet majdanoz i grirë hollë dhe shërbehet me peshk, mish të pjekur ose të zier. 


(Kosova Sot)