RECETA E CEKES: QOFTE ME SALCË DOMATESH

  • 14 November 2018 - 20:59
RECETA E CEKES: QOFTE ME SALCË DOMATESH

PËRBËRËSIT:
• 1/2 kg mish të bluar,
• 1 qepë në rende,
• 1 vezë,
• majdanoz të grirë hollë,
• 1 lugë mustardë,
• kripë, piper dhe vaj për skuqje.
PËR SALCË NEVOJITEN:
• 4 domate,
• 3 lugë vaj,
• 1 qepë e kaluar në rende,
• 3 thelpinj hudhre,
• erëza sipas dëshirës,
• nenexhik, borzilok ose rigon.
Në masën e mishit të bluar, hidhen qepa e kaluar në
rende, veza e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.
Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të
cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake.
Palosen në enë qelqi të lyer me yndyrë, e mandej futen
në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Në yndyrë të nxehtë,
fërgohen qepa dhe hudhra e grimcuar. Kur qepa merr
një ngjyrë të kuqërremtë, shtohen domatet e qëruara
dhe të prera në kubikë të vegjël, erëzat, kripa dhe
piperi. Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet
edhe për disa çaste në furrë sa të skuqet në sipërfaqe.

(Kosova Sot)