Supë me patate e proshutë
Përbërësit
-2 lugë kafeje gjalp
-Gjysmë filxhani me qepë të grira
-2 filxhanë me patate të qëruara e të prerë në kubikë
-Gjysmë filxhani ujë
-1 lugë çaji kopër
-Kripë dhe piper të zi
-gjysmë filxhani qumësht
-2 lugë gjelle proshutë e copëtuar
-1 lugë çaji majdanoz
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe e shkrijmë. Më pas shtojmë në tenxhere qepën dhe e kaurdisim për rreth 10 minuta. Hedhim në të kubikët e patates dhe i shtojmë përzierjes ujë. Pasi i kemi trazuar dhe lënë në zjarr hedhim në tenxhere kopër, kripë dhe piperin e zi. I trazojmë përsëri dhe i lëmë të ziejnë për gati 30 minuta. Në përzierjen që keni përftuar shtoni qumshtin dhe copat e proshutës. Lijeni të ziejnë dhe pak e pasi ta keni hequr tenxheren nga soba, shtoni tek supa majdanoz.
(Kosova Sot)