Dieta “para detit”: Mos vuani urie, njëkohësisht humbni 2.5 deri 5 kilogramë!

  • 28 May 2016 - 15:45
Dieta “para detit”: Mos vuani urie, njëkohësisht humbni 2.5 deri 5 kilogramë!

Dieta pesëmbëdhjetëditore me vezë u përshkruhet atyre me mbipeshë, por edhe personave që kanë probleme me tretjen ose lëkurën e papastër. Është treguar si “pastruese” e lëkurës, pakëson absorbimin e yndyrave në mënyrë natyrale dhe lëkurën e bën më të bukur. Dieta është shumë strikte. Është shumë me rëndësi, që nëse përcaktoheni për këtë dietë, vetes t’ia caktoni qëllimet reale. Kjo dietë mundëson një kilogram më pak në ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menyja

E hënë

Kafjalli: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 gotë kafe ose çaj pa sheqer.

Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos ose jogurt.

Darka: 2 domate ose 2 dcl pure nga domatet, 2 vezë të ziera, 1/2 kg sallatë të gjelbër ose tranguj, 2 rriska bukë të thekur.

E martë

Kafjalli: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 gotë kafe ose çaj pa sheqer.

Dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 kos, 2 rriska bukë të thekur.

Darka: 125 g mish gjedhi të bluar, 1 domate (ose 1dcl pure nga domatet), 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë çaj ose kafe.

E mërkurë

Kafjalli: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 gotë kafe ose çaj pa sheqer.

Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 sallatë të gjelbër.

Darka: 125 g mish të bluar, 1 portokall, 1 rriskë bukë ët thekur, 1 gotë kafe ose çaj.

E enjte

Kafjalli: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 gotë kafe ose çaj pa sheqer.

Dreka: 125 g djathë të freskët të lopës me pak yndyrë të qumështit , 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.

Darka: 125 g mish të bluar, 2 domate ose 2 dcl pure nga domatet, 1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.

E premte

Kafjalli: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 gotë kafe ose çaj pa sheqer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dreka: 200 g mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë t thekur.

Darka: 500 g perime të ziera (karota, bizele, patate,…), 1 vezë, 1 domate.

Ditëve të fundjavës hani në mënyrë normale.

Për mbajtjen e peshës së dëshiruar

Nëse arrini peshën e dëshiruar, mund ta mbani nëse çdo të hënë hani sipas menysë:

Kafjalli: 1 limonadë pa sheqer.

Dreka: 1 vezë, 1 rriskë bukë të thekur, 1 domate (mundeni edhe një mollë).

Darka: 1 rriskë bukë të thekur, 1 domate (mundeni edhe një vezë).

Udhëzimet dhe rregullat

Mishin dhe perimet e ziera mund t’i erëzoni me erëza.

Mos pini alkool.

Ushqimet mund t’i hani të ftohta dhe të ngrohta.

Pas pesë ditëve do të duhet të peshoni 2,5–5 kg më pak.

Në 15 ditë dietë mund të humbni deri 15 kg.

(Kosova Sot)