Ja çka duhet të bëni kundër zorrëve dembele

  • 30 May 2016 - 09:17
Ja çka duhet të bëni kundër zorrëve dembele

Nëse keni “zorrë dembele”, apo zbrazje të rrallë të tyre, atëherë gjëja më e vogël që mund të bëni, është që të shëtisni çdo ditë, të paktën gjysmë ore. Të dobishme janë edhe ushtrimet e përditshme. P.sh. shtrijuni në shpinë dhe, derisa merrni frymë, ngritni këmbët sa më lart, duke mbajtur kryqet me duar. Nxirreni frymën në tërësi, e më pas merrni frymë përsëri. Lëshoni këmbët poshtë dhe pushoni,transmeton gazeta Kosova Sot.

Më pas, mund të bëni edhe ngritje-ulje. Bëni të paktën 5–10 ushtrime të tilla në ditë, duke rritur numrin e tyre çdo ditë nga një. Me 15–20 ushtrime të tilla në ditë, si dhe me një të ushqyer adekuat, do ta zgjidhni çdo problem me zbrazje të parregullt të zorrëve. Mund t’ju ndihmojnë edhe masazhet. Disa herë në ditë, me lëvizje rrethore bëni masazh hapësirës rreth kërthizës, në drejtim të akrepave të orës. Të njëjtin efekt e ka edhe vendosja e kompresave herë të nxehta, e herë të ftohta në bark. 

(Kosova Sot)