Nëse i konsumoni çdo ditë, nuk do të sëmureni

  • 25 June 2016 - 08:30
Nëse i konsumoni çdo ditë, nuk do të sëmureni

Nëse këto ushqime që do t'i përmendim më poshtë i përfshini në menynë tuaj, do ta mbroni shëndetin dhe do të ndiheni shumë më mirë., raporotn Gazeta Kosova Sot

LIMONI Përse është i shëndetshëm: Një limon përmban më shumë se sasia e nevojshme ditore për vitamina C, që i ndihmojnë organizmit në luftën kundër inflamacioneve, forcon eshtrat dhe mban në ekuilibër kolesterolin. Këshillë: Shtoni një rrikë limoni çajit të gjelbër. Një studim ka treguar se agrumet në trup ndihmojnë në absorbimin e antioksiduesve nga çaji i gjelbër, madje për 80 për qind.

Image

 

BROKOLI Përse është i shëndetshëm: Një porcion i vogël i brokolit përmban më shumë se nevojat ditore për vitamina K, i cili është shumë i domosdoshëm për ruajtjen dhe ndërtimin e eshtrave. Kjo sasi e brokolit parandalon zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme malinje. Këshillë: Ngroheni. Nëse vendosni që brokolin ta ngrohni në mikrovalë, në vete ruan dhe mban deri 90 për qind të vitaminave C. Nëse e zieni, do të ruajë vetëm 66 për qind të vitaminës së cekur.

Image

 

ÇOKOLLATA Përse është e shëndetshme: Vetëm disa pjesë të çokollatës në ditë mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut. Pluhuri i kakaos është i pasur me flavonoide, antioksidues që ul kolesterolin. Këshillë: Disa pjesë të çokollatës së zezë përmbajnë 53.5 miligramë flavonoide, derisa ato me qumësht vetëm 14.

Image

 

PATATJA Përse është e shëndetshme: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik (vitaminë e kompleksit B), e cila është e domosdoshme për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Një patate e ëmbël është përplot me vitamina A, që është i domosdoshëm për forcimin e sistemit imun. Këshillë: Le të ftohet patatja para se ta hani. Studimet tregojnë se në këtë mënyrë mund të humbni kilogramët shtesë, sepse patatja e ftohtë pas gjellës ndihmon të shpenzoni pothuajse 25 për qind më shumë yndyrë pas shujtës.

Image

 

ARRAT Përse janë të shëndetshme: Përmbajnë shumë aminoacide omega- 3, të cilat e ulin kolesterolin, përmirësojnë disponimin dhe luftojnë zhvillimin e sëmundjeve malinje. Këshillë: Hani disa arra në ditë pas darkës - melatonina nga arrat ju siguron një gjumë të rehatshëm, të thellë dhe gjumë cilësor.

Image

 

HUDHRA Përse është e shëndetshme: Është e shkëlqyeshme në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme, e është vërtetuar se parandalon zhvillimin e bakterit "E. coli". Këshillë: Kini kujdes si e përpunoni gjatë zierjes - hudhra që gatuhet shumë humb shumë nga vetitë e saj shëruese.

Image

 

(Kosova Sot)