''Dieta e lëngshme'' - Plani çudibërës për humbje efikase në peshë

  • 29 June 2016 - 23:16
''Dieta e lëngshme'' - Plani çudibërës për humbje efikase në peshë

Dieta e lëngshme është një ndër dietat më efikase, nëse dëshironi që të humbni kilogramët shtesë, që u janë grumbulluar. Këtë dietë në mënyrë maksimale mund ta mbani për dy javë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Dieta e lëngshme zvogëlon masën e belit dhe nga kjo arsye lehtë do të kontrolloni oreksin tuaj dhe do të humbni në peshë. Dieta bazohet në konsumimin e ushqimit të lëngshëm, lëngjeve, supave, prodhimeve të qumështit, çajeve bimore dhe ujit. Sasia e përgjithshme e konsumimit ditor të lëngjeve nuk do të duhej të jetë më e lartë se tri litra.

09:00 - një gotë bollgur

10:00 - një gotë supë

11:00 - një gotë ujë të ngrohtë

12:00 - një gotë lëng i cili është i përzier me ujë

13:00 - një gotë ujë të ngrohtë

14:00 - një gotë qumësht

15:00 - një gotë çaj pa sheqer

16:00 - një gotë supë pa kripë

17:00 - një gotë ujë të ngrohtë

18:00 - një gotë ujë të ngrohtë

19:00 - një gotë lëng

20:00 - një gotë ujë të ngrohtë

21:00 - një gotë jogurt pa yndyrë. 

(Ksoova Sot)