Vishnjat, efikase për nyja dhe muskuj

  • 23 July 2016 - 19:37
Vishnjat, efikase për nyja dhe muskuj

Vishnja (Prunus cerasus) është një pemë e rrumbullakët, e vogël, e fituar me kryqëzimin e qershisë së ëmbël me llojet e egra, të tharta. Për këtë shkak, vishnja ngjan me qershinë, por është më e thartë. Vishnja është e pasur me vitaminat A, C dhe E, me minerale, si kalium, magnez dhe hekur, si dhe me fibra ushqimore transmeton Kosova Sot.

Konsumimi i vishnjave e rrit imunitetin, nxit tretjen dhe ofron ndjenjën e ngopjes derisa ka vetëm 50 kalori për 100 g, për çka iu preferohen personave në dietë. Vishnjat përmbajnë substanca të ndryshme me veti antioksiduese, prandaj iu preferohen personave me dhembje të muskujve dhe nyjave, për shkak të efektit të tyre anti-inflamator. Kjo është vërtetuar nga një studim i bërë nga shkencëtarët amerikanë, te 54 vrapues të maratonës. Vishnjat mund t'i hani si të freskëta, të përgatitni lëng nga to, apo t'i përdorni në ëmbëlsira të ndryshme.

(Kosova Sot)