Ushqimet në të cilat bazohen ilaçet që jua shpëtojnë jetën

  • 23 August 2016 - 23:42
Ushqimet në të cilat bazohen ilaçet që jua shpëtojnë jetën

Duhet ushqyer trupin në mënyrë që nutrientët të ndërtojnë një trak të fortë tretës dhe sistem imun të fortë. Në vijim ju paraqesim pesë ushqimet që shërbejnë si ilaçe për të shpëtuar jetën nga sëmundjet kronike dhe vdekja e hershme,transmeton gazeta Kosova Sot.

Mjalti i papërpunuar

 Është përdorur për një kohë të gjatë për të forcuar sistemin imun dhe ofron energji. Mjalti mundet të ndihmojë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, shëron infeksionet e fshikëzës, shërben si ilaç natyral për fytin dhe qetëson stomakun e shqetësuar. Në mënyrë tipike, mjalti mund të përdoret në trajtimin e ekzemës, prerjeve dhe dëmtimit të lëkurës.

Image

Hudhra

 

 Konsiderohet të jetë një nga bimët më të forta që mund ta konsumoni rregullisht për shëndetin tuaj. Mundet të ndihmojë në parandalimin e viruseve, trajton infeksionet bakteriale, promovon një qarkullim të shëndetshëm të gjakut, detokson trupin nga metalet e rënda dhe helmet dhe ul kolesterolin e keq.

Image
Farat çia

 Konsiderohen të jenë një nga ushqimet më të shëndetshme për meshkujt. Farat çia përmbajnë 23 për qind proteina, për farë. Vetitë e tyre konsiderohen të janë proteinë e përsosur. Janë po ashtu të pasura me antioksidues, aminoacidet omega 3, minerale, vitamina dhe fibra dietale. MOLLËT Një mollë në ditë dhe mjekut nuk ia shihni sytë. Një nga vetitë shëruese më të theksuara që mund të keni nëse konsumoni mollët janë reduktimi i rrezikun nga kanceri kolorektal. Sa më shumë mollë që hani, më pak ka gjasa të zhvillohet kjo sëmundje fatale.

Image

 Bajamet

 Bajamet përmbajnë ekuilibër optimal për kalcium, magnez dhe proteina e fibra dietale. Përmbajnë më shumë fibra dietale në krahasim me secilin lloj të farave apo të arrave.

Image

(Kosova Sot)