Merrni frymë përmes hundës, nuk do të keni dhimbje koke dhe fryrje në stomak

  • 25 August 2016 - 08:20
 Merrni frymë përmes hundës, nuk do të keni dhimbje koke dhe fryrje në stomak

Merrni frymë thellë. Është këshillë e njohur, porse rrallë aplikohet. Ndoshta tingëllon absurd, por njerëzit nuk marrin frymë si duhet, duke lënë pasoja për shëndetin tonë, funksionimin mendor, e madje edhe si flasim,raporton Gazeta Kosova Sot

Dr. James Hull, këshilltar dhe psikolog nga "Royal Brompton Hospital", në Londër, shpjegon se frymëmarrja në mënyrë të gabuar, apo 'frymëmarrja jofunksionale' - mundet të shkaktojë fryrje në stomak, dhimbje koke, çrregullime në gjoks dhe humbje të përqendrimit. Mesatarisht ne marrim frymë, brenda dhe jashtë, 14 herë për minutë. Shumica prej nesh, në moment stresi mund ta zhvillojmë, atë që Dr. Hulle e quan 'frymëmarrje e çrregulluar'.

Nganjëherë kjo shkakton edhe gjendje paniku. Hapi kryesor është që të merrni frymë përmes hundës e jo përmes gojës, sepse kështu diafragma punon më shumë, duke aktivizuar muskujt që ndihmojnë në prodhimin e frymëmarrjeve të thella.

(Kosova Sot)