Përgatiteni vetë “kremin e tigrit“

  • 27 August 2016 - 12:18
Përgatiteni vetë “kremin e tigrit“

Me siguri, së paku njëherë në lëkurën tuaj keni ndjerë efektin e kremit të popullarizuar të quajtur „kremi i tigrit“. Që nga sot edhe ju mund ta përgatisni. Kremi i tigrit është krem kundër dhimbjeve që përbëhet nga përzierja unike e vajrave dhe bimëve. Është shumë efikas në largimin e dhimbjeve dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përbërësit  kryesorë janë vaji eterik i bimës “Cinnamonum Camphora” dhe eukalipti, përmirësojnë qarkullimin e gjakut e në lëkurë japin atë ndjenjën e pickimit që ndihmon. Ky krem ju dedikohet të gjitha pjesëve të trupit, muskujve dhe nyjave dhe te problemet respiratore dhe të dhimbjes së kokës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

10 pika vaj eterik eukalipti,

10 pika vaj eterik të bimës “Cinnamonum Camphora” (bën edhe të mentës),

5 pika vaj eterik karafili,

60 ml vaj ulliri,

15 gr dyllë.

Përzieni dyllin me vajin e ullirit dhe e lini të ngrohet në avull, në temperaturë të ultë. Përzieni me lugë derisa dylli të tretet. Kur të jetë shkrirë, e hiqni nga zjarri dhe i përzieni vajrat eterike. Kremin e hidhni në kavanoz prej qelqit dhe e lini të ftohet para se ta mbyllni kapakun.

(Kosova Sot)