Sëmundjet e mishit të dhëmbëve kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës

  • 27 August 2016 - 18:49
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës

Studimi i madh holandez ka treguar se si sëmundjet kronike të mishit të dhëmbëve ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Studimi, në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 60,000 pacientë, ka treguar se si personat me mish të sëmurë të dhëmbëve dy herë më shumë janë të rrezikuar për sulm në zemër apo sulm në tru. Ky nuk është studimi i parë që ndërlidh bllokimin e arterieve, por është i pari që prek kaq shumë njerëz, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kur ekspertët nga studimi kanë përjashtuar situatat e ndryshme që shkaktojnë sëmundjet e zemrës si, duhani, diabeti dhe kolesteroli i lartë, ishte treguar se njerëzit me periodontitis për 59 për qind më shumë janë të prirë të preken me problemet e zemrës. Periodontitisi shfaqet pas gjingjivitit të pashëruar, formës më të butë të sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Është e qartë se kjo gjendje ndërlidhet me infeksionin kronik, e nëse vuani nga gjendje të tëra dhe infeksione të tilla në gojë, është e qartë se kjo dëmton shëndetin e zemrës.

(Kosova Sot)