Sallata e gjelbër dhe banania për fjetje më të shpejtë

  • 28 August 2016 - 08:55
 Sallata e gjelbër dhe banania për fjetje më të shpejtë

Ekspertët për shëndet dhe fitnes kanë ndarë disa këshilla për të fjetur më shpejtë në mbrëmje. "Romakët kanë menduar se sallata e gjelbër është e mirë për gjumë, ndërsa e pashmangshme është edhe banania që është burim i pasur me magnez dhe kalium që ndihmojnë në relaksimin e muskujve. Ato përmbajnë edhe triptofan që është i rëndësishëm për stimulimin e prodhimit që hormoneve të rëndësishme për qetësim të trurit", kanë thënë ekspertët,raporton Gazeta Kosova Sot

Zëdhënësja e Qendrës Amerikane për Gjumë, Lisa Artis, ka thënë se edhe biseda me veten mund të ndihmojë në eliminimin e energjisë negative dhe qetësimin e trurit në mënyrë që të flini më shpejtë. "Mos mendoni për gjëra negative. Është mirë që të mendoni për atë se çfarë keni bërë, çfarë keni ngrënë dhe ku keni fjetur gjatë ditës dhe nuk keni bërë gjumë të mirë", ka thënë Artis. Është gjithashtu me rëndësi që të mos bëni ushtrime fizike vonë për shkak se ashtu mund ta çrregulloni gjumin. Nëse keni uri konsumoni ndonjë ushqim.

Nuk është e vërtetë se shujta e vonshme mund ta dëmtojë kualitetin e gjumit. "Zamra para fjetjes ndihmon në procesin e rimëkëmbjes gjatë natës dhe e rritë nivelin e energjisë për ditën e ardhshme", ka thënë trajnerja e fitnesit Carly Tierney. Në fund rekomandohet që t'i çaktivizoni të gjitha pajisjet elektronike, në mënyrë që asgjë të mos ju pengojë gjatë gjumit. 

(Kosova Sot)