Dhimbja e kokës, e cila mundet të shkaktojë verbërim

  • 26 September 2016 - 15:22
Dhimbja e kokës, e cila mundet të shkaktojë verbërim

Arteriti i tëmthit është një sëmundje që çon drejt ënjtjes dhe inflamacionit të arterieve në tru. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë verbërim të papritur e të pashërueshëm, për shkak të pengesës në rrjedhën e gjakut në drejtim të nervave optike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Simptoma tipike të kësaj gjendjeje janë: lodhja, djersitja dhe dhimbjet e kokës, ndërsa simptomë tjetër është dhimbja në nofull. Nganjëherë diagnoza konfirmohet me një biopsi të indit nga arteria e tëmthit, por një gjë e tillë nuk është 100 për qind precize dhe mund ta shtyjë fillimin e trajtimit, gjë që e rrezikon shikimin e pacientit. Njëzet për qind e personave, që vuajnë nga arteriti, mbeten pjesërisht ose krejtësisht të verbër.

Megjithatë, trajtimi në kohë të duhur me steroide për ta reduktuar inflamacionin në artere do të duhej që ta parandalojë një gjë të tillë. 

(Kosova Sot)