Mënyra interesante që ta ndihmoni veten pa ilaçe

  • 26 September 2016 - 20:10
Mënyra interesante që ta ndihmoni veten pa ilaçe

Organizmi i njeriut është shumë i fshehtë, nganjëherë sistem i çuditshëm. Problemi mund të shfaqet papritmas dhe në atë mënyrë edhe mund të zgjidhet, e disa fshehtësi kontrolli mbi organizmin thjesht ju mahnitin SIKLETI NË FYT Çaji i ngrohtë ofron dobi si dhe shpëlarja me ujë të njelmët. Por, ekziston edhe një mënyrë pak e njohur për të hequr sikletin nga fyti - nevojitet ta kruani veshin,raporton Gazeta Kosova Sot

QETËSONI NERVAT Nëse ndjeni se nervat janë në teh, duhet të qetësoheni, thjesht pastrohuni me ujë të ftohtë. Për pak kohë kjo ju lë pa frymë dhe do të ftohni receptorët e nervave. Trupi furnizohet me oksigjen e sistemi juaj nervor qetësohet.

PARANDALONI SHENJAT NGA TË DJEGURAT Nëse jeni djegur,mos shpejtoni me qesen plot me akull - thjesht me gishtërinjtë bëni presion në vendin e djegur. Në këtë mënyrë, temperatura e asaj pjese të trupit kthehet në normale e me vetë këtë, në mënyrë krejt natyrale.

DHIMBJA E DHËMBIT Kjo fshehtësi është e përdorshme për ata që kanë dhëmbë të ndjeshëm. Nëse ndjeni dhimbje, qesen me akull e vendosni në shuplakën e dorës, e më pas e vendosni në hapësirën midis gishtit të madhe dhe atij tregues. 

(Kosova Sot)