Lëngu që eliminon shtresat dhjamore nga stomaku

  • 27 September 2016 - 10:50
Lëngu që eliminon shtresat dhjamore nga stomaku

Vjeshta është stina kur shumë njerëz u drejtohen palestrave, e lëngu i gjelbër bimor është një prej më popullorëve që u nevojitet shumicës – për heqjen e kilogramëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në blender hidhni bananen e ngrirë, një lugë xhenxhefil të gërryer, dy lugë fara të bluara të lirit, një gotë me boronica të grira, gjysmë gote spinaq dhe pak akull. Gjithçka përzieni mirë dhe e pini për çdo mëngjes në lukth të thatë. Hulumtimet tregojnë se shumica  atyre njerëzve që e kanë provuar këtë eliksir, kanë humbur dy kilogramë brenda disa ditëve, e shumicën prej tyre e kishin humbur në bel.

Ky lëng është shumë i shëndetshëm. Është i pasur me kalium, antioksidues dhe fibra. 

(Kosova Sot)