Farat më të mira që ju dhurojnë shëndet të mirë

  • 27 September 2016 - 13:58
Farat më të mira që ju dhurojnë shëndet të mirë

 Ekzistojnë shumë fara që ndikojnë mirë në shëndet, por ne ju paraqesim tri prej tyre, që ju sigurojnë nyja të forta, zemër të shëndetshme dhe parandalojnë plakjen e hershme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Susami

Vetëm dy lugë susam në ditë ju siguron dozën e nevojshme ditore prej 80 për qind me bakër, i cili përmirëson transportin e hekurit. Krahas kësaj, bakri është mikroelement kundër inflamacioneve dhe zbut dhimbjen gjatë artritit.

Farat e lulediellit

Pothuajse 40 për qind e nevojave për vitamina E mund t’i konsumoni duke konsumuar dy lugë me fara të lulediellit. Vitamina E është antioksidues, që lëkurën tuaj e mbron nga plakja e hershme dhe dëmtimi nga dielli.

Farat e lirit

Farat e lirit posedojnë acide alfa, të cilat janë shumë të shërueshme për zemër, sepse ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak, po ashtu ulin edhe trigliceride dhe shtypjen e lartë të gjakut. Shtoni dy lugë fara të bluara të lirit në drithëra. 

(Kosova Sot)