Ilaçi që largon dhembjet nga trupi

  • 28 September 2016 - 13:13
Ilaçi që largon dhembjet nga trupi

Për këtë ilaç natyror thuhet se zbutë dhembjen që është pasojë e osteoporozës dhe osteokondrozës dhe, pas përdorimit, nuk do të keni dhembje për disa vjet. Bëhet fjalë për një përzierje për masazh, për të cilën na duhen 10 lugë kripë dhe 20 lugë vaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja: përziejeni vajin dhe kripën në një shishe të qelqtë. Pas disa ditësh do ta fitoni një përzierje të lehtë.

Përdorimi: çdo mëngjes duhet që ta fërkoni këtë përzierje me masazh energjik në unazat e qafës, aty ku ndjeni dhembje. Në fillim bëni masazh për 2-3 minuta, duke shtuar çdo ditë 2-3 minuta shtesë, në mënyrë që, në fund, koha e përgjithshme e masazhit të jetë rreth 20 minuta. Pas përfundimit të masazhit, fshijeni qafën me peshqir të lagët dhe të nxehtë. Rezultati i tretmanit 10 ditorë është stimulimi i qarkullimit dhe përmirësimi i rigjenerimit të muskujve dhe kërcit, bashkë me asht. Pas  8-10 procedurash do të vëreni ndryshime radikale.

(Kosova Sot)