Hani presh sa më shpesh

  • 28 September 2016 - 23:25
Hani presh sa më shpesh

Sipas përbërësve ushqimorë, preshi është i ngjashëm me anëtarët e tjerë të familjes së qepës. Por, për dallim nga qepa dhe hudhra, preshi përdoret i tëri edhe atë jo vetëm si mëlmesë, por edhe si perime e veçantë. Ka shumë përbërës ushqimorë dhe mjekues,raporton Gazeta Kosova Sot 

Përmban shumë minerale dhe vitaminë C, si dhe vajra eterike me sulfur, të cilat kanë ndikim pozitiv te organet e frymëmarrjes dhe të tretjes, te veshkat, mëlçia, gjaku dhe enët e gjakut. Gjethet e preshit, të cilat ndonjëherë pa të drejtë i hedhim, përmbajnë disa herë më shumë vitamina sesa pjesa e bardhë e preshit. Përdorimi mjekësor i preshit: - Te rritja e gjëndrës tiroide, preferohen kompresat nga preshi i zier. - Preshi ndihmon edhe në nxjerrjen e këlbazës, e qetëson kollitjen dhe ka ndikim pozitiv te astma dhe pneumonia. - Zvogëlon sasinë e kolesterolit në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shërimin e venave të inflamuara. 

(Kosova Sot)