Veproni kështu dhe mos keni frikë se do të prekeni nga kanceri

  • 29 September 2016 - 15:41
Veproni kështu dhe mos keni frikë se do të prekeni nga kanceri

Kanceri është vrasësi i tretë më i madh, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe pikës në tru. Mirëpo, kjo sëmundje shpesh perceptohet si më e keqja e mundshme, shkaku i terapisë dhe dhimbjeve të forta. Mjekët kanë përpiluar një listë, me udhëzimet më të rëndësishme që duhet t’i ndiqni nëse nuk dëshironi të prekeni nga kanceri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Mos thithni as mos përdorni duhan në asnjë formë.

2. Pastroni shtëpinë nga tymi i duhanit dhe kini vëmendjen që edhe zyra juaj të jetë e pastër. 

3. Mbani peshë të shëndetshme trupore.

4. Jini fizikisht aktiv dhe kufizoni kohën e të qëndruarit ulur.

5. Ushqehuni shëndetshëm – që nënkupton të konsumoni drithëra, bishtaja, pemë dhe perime. Kufizoni konsumimin e ushqimeve me shumë kalori, të pasura me sheqer dhe yndyrë.

6. Nëse pini alkool, kufizojeni sasinë. Më së miri do të ishte fare mos ta konsumoni.

7. Shmangni ekspozimin e tepërt në diell, sidomos fëmijët. Përdorni faktor mbrojtës dhe shmangni solariumin. 

8. Gjidhënia zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit te femrat.

9. Sigurohuni që fëmijët tuaj të vaksinohen kundër hepatitit B dhe HPV-së.

10. Merrni pjesë nëpër programet e vetëdijesimit kundër kancerit.

(Kosova Sot)