Brokoli vret qelizat malinje

  • 20 October 2016 - 18:49
Brokoli vret qelizat malinje

Brokoli përmban dhjetëra, ndoshta edhe qindra, nutriente me veti të shëndetshme për shëndetin e njeriut. Midis tjerash është e pasur edhe me: fibra bimore, sulforafan, glukorafaninë dhe diindolmetan,transmeton gazeta Kosova Sot.

Studimet kanë treguar se përbërësi sulforafan shkakton apoptozën (vdekjen e programuar të qelizave) të disa llojeve të qelizave malinje: kancerin në zorrë të trashë, prostatë, gji dhe mushkëri. Shkencëtarët theksojnë se konsumimi i tri porcioneve me brokol në javë mundet ta ulë rrezikun për kancerin e prostatës për 60 për qind. 

(Kosova Sot)