Ushqimet që duhet konsumuar për zorrë të shëndetshme
Sistemi ynë tretës furnizohet me ujë dhe me ushqime solide, duke hedhur jashtë mikrobet nga sistemi tretës. Ajo që ne sjellim në stomak është shumë me rëndësi dhe ndikon në atë se si ndihemi, sa i rrafshët është stomaku dhe cilat janë gjasat për të shmangur lloje të ndryshme të kancerit. Në vijim ju sjellim ushqime dhe këshilla për të pasur zorrë të shëndetshme,transmeton gazeta Kosova Sot.
Konsumoni agrume, ushqime të pasura me fibra, perime me gjethe të gjelbër dhe të verdha
Përkujdesuni që të hani 20 deri 25 g fibra në ditë. Kjo ndihmon të mbroheni nga lloje të ndryshme të kancerit. Agrumet duket se kanë ndikim mbrojtës ndaj kancerit në stomak. Flluskat, spinaqi, lakra jeshile, karotat, mollët, brokoli, fiku dhe dardhët, janë burime për fibra. Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbër dhe perimet e verdha ndihmojnë në shëndetin e stomakut. Këto perime janë të pasura me betakarotinë, vitamina C dhe E. Po ashtu, konsumoni lëngun e mjedrave dhe të boronicave.
Ndihmoni bakteret e dobishme: jogurt, lulelakër, banane, hudhër, shparguj, qepë
Probiotikët, që përfshijnë “lactobacilli” dhe “bifidobacteria”, e mbajnë të shëndetshme linjën e zorrës së trashë. Përderisa shumica e studimeve janë përqendruar në shëndetin e zorrëve, ato potencojnë efektet pozitive në gojë dhe stomak. Bakteret e mira në ushqimet e fermentuara si në jogurt dhe lulelakër mund të përmirësojnë acidet. Ka disa pohime se acidet në stomakun tuaj vrasin bakteret në ushqim kështu që në vend të tyre duhet të merrni suplemente. Ekspertët rekomandojnë që të përdorni produkte që përmbajnë një milion deri në një miliard kultura të gjalla. Për të përkrahur rritjen e baktereve të mira, po ashtu zgjidhni ushqime që përmbajnë fibra të tretshme, si banane, hudhër, shparguj, mjaltë dhe qepë.
Zgjidhni ushqimet që qetësojnë: qimnon, kardamom, kanellë, xhenxhefil, mentë, arrëmushku, nenexhik
Provoni ushqimet që qetësojnë, që parandalojnë gazrat, të cilat ndihmojnë në procesin tretës. Qimnoni për shembull ndihmon tretjen. Xhenxhefili është ushqim natyral kundër fryrjeve. Edhe bollguri ndihmon në zbutjen e gjendjes në stomak. Bollguri i zier dhe i lëngshëm ndihmon shumë në shëndetin e zorrëve. Menta për një kohë të gjatë është përdorur për të lehtësuar çrregullimet në tretje, duke relaksuar kështu muskujt e stomakut. Sido që të jetë, shmangni mentën nëse keni të djegura në gjoks.
Konsumoni avokado, oriz të vrugët, çokollatë të zezë, arra, vaj të ullirit, fara
Zgjidhni ushqimet nga dieta mesdhetare, me plot fruta, perime, bishtaja, vaj ulliri dhe jogurt me pak yndyrë. Po ashtu, hani mish peshku, vezë, qull. Kështu në mënyrë ë shëndetshme do të humbni në peshë. Kilogramët shtesë në abdomen e rritin presionin në muskulin unazor të ezofagut, që e ndan ezofagun nga stomaku. Ky presion ndikon që valvulet të hapen më shpesh, duke lejuar ushqimin dhe acidet nga stomaku që kthehen në ezofag, duke shkaktuar kështu urdhjen, apo të djegurat në gjoks. Edhe përtypja e mjaftueshme ndihmon në shëndetin e zorrëve. Një stomak me yndyrë rrit gjasat e zhvillimit të sëmundjeve kronike, si diabetin apo sëmundjet e zemrës. Disa ushqime kanë objektiv heqjen e dhjamit nga stomaku. Një studim nga viti 2007, i publikuar në “Diabetes Care” zbulon se yndyrat mono të ngopura, sidomos vaji i ullirit, parandalon grumbullimin yndyrave në stomak.
(Kosova Sot)