Ky është ushqimi më i shëndetshëm në botë: Eliminon viruset dhe ngadalëson procesin e plakjes

  • 21 October 2016 - 12:27
Ky është ushqimi më i shëndetshëm në botë: Eliminon viruset dhe ngadalëson procesin e plakjes

Aronia është lloj i frutave të malit që ofron veti të pabesueshme shëruese,transmeton gazeta Kosova Sot. Është e pasur me vitaminat C, A, E, B2, B6, B9, dhe vitaminën më të rrallë, vitaminën P.  Përpos se është e pasur me kaq shumë vitamina, aronia përmban edhe hekur, kalcium dhe fosfor, si dhe është e pasur me antioksidues. Pos kësaj, aronia ka efekt të fortë kundër kancerit, mjaftueshëm e fuqishme për të eliminuar qelizat e kancerit dhe radikalët e lirë nga trupi, derisa parandalon zhvillimin e mëtejmë të kancerit në mushkëri, gjoks, zorrë dhe në tru. Në bazë të studimeve të bëra, aronia mundet ta përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe ta mbrojë sistemin kardiovaskular, ta forcojë sistemin imun, të shërojë inflamacionet, parandalojë viruset dhe bakteret e dëmshme që i bëjnë dëm organizmit, rregullon nivelin e sheqerit në gjak he parandalon rrudhat që të mos formohen. Pos kësaj, kjo bimë është e pasur me betakarotinë, që mbron qelizat nga dëmtimi dhe përmirëson shikimin. 

(Kosova Sot)