Liri i egër për mëlçi të shëndetshme

  • 23 October 2016 - 21:40
Liri i egër për mëlçi të shëndetshme

Liri i egër (lat. "Camelina sativa") rritet pothuajse kudo. Sot është rritur përzëri kërkesa për të, pasi përmban 45 për qind të aminoacideve të rëndësishme. Ky lloj i vajit nga liri i egër është shumë i shëndetshëm, mund të përdoret në sallatë dhe gjellët e ndryshme, por edhe për zierje. Liri i egër është ilaç edhe për lëkurën e thatë. Posedon më shumë se 30 për qind të aminoacideve mono të ngopura, transmeton gazeta Kosova Sot.

Prej lirit të egër prodhohet vaj për kujdesin e fytyrës dhe lëkurës, prodhohet qumësht dhe lloje të remit. Çaji për mëlçinë nga liri i egër Përgatitet në mënyrë të thjeshtë, nga bima e thatë. Është efikas edhe në shërimin e verdhëzës dhe pastrimin e mëlçisë, por edhe te problemet me tretje. Ndihmon edhe te kapsllëku dhe grumbullimi i lëngjeve në organizëm.

(Kosova Sot)