Receta për supën nga kungulli, për ta kaluar vjeshtën me organizëm të fortë

  • 24 October 2016 - 13:10
Receta për supën nga kungulli, për ta kaluar vjeshtën me organizëm të fortë

Vjeshta është stinë që vjen me shumë ushqime të shëndetshme, e një prej tyre është kungulli. Shfrytëzojeni sezonin dhe përgatiteni supën, që mbron nga viruset dhe ftohjet,transmeton gazeta Kosova Sot.

Përbërësit për supën me kungull:

- 40 dag kungull

- 1 lugë e madhe gjalpë

- 1.5 litra bazën e supës

- 1 qepë

- erëza (kripë, piper, arrëmyshku...)

 Përgatitja e supës:

1. Imët copëtoni qepën, e kungullin në pjesë të imëta.

2. Tretni gjalpin në enë për zierje dhe hidhni qepën. E shtypni për 5 deri 8 minuta, derisa të marrë ngjyrë të verdhë dhe të zbutet. Rregullisht e përzieni.

3. Shtoni kungullin, erëzoni me kripë dhe piper,e sipas dëshirës shtoni arrëmyshkun. E përzieni edhe për 2-3 minuta. Shtoni bazën e supës dhe e zieni derisa kungulli të jetë zbutur, e vloni edhe për 1 minutë dhe e hiqni nga zjarri.

5. Supën më pas e hidhni në blender.

6. Supa për nga dukja ndoshta nuk duket aq e përsosur dhe kompakte, por shijen nuk e humb aspak. Do t’ju pëlqejë, do t’ju mbrojë prej viruseve dhe ftohjeve të vjeshtës. 

(Kosova Sot)