Hurma, pema më e shëndetshme në botë

  • 26 October 2016 - 08:19
Hurma, pema më e shëndetshme në botë

S ipas të gjitha gjasave, hurma është pema më e shëndetshme në botë. Personat që vuajnë nga anemia duhet të hanë më shumë hurma, meqë ato janë burim i mrekullueshëm i hekurit. Hurmat përmbajnë edhe kalium, i cili është i dobishëm për ndaljen e barkqitjes dhe për përtëritjen e florës bakteriale të zorrëve.,raporton Gazeta  Kosova Sot

Është paradoksale, por hurmat janë të dobishme edhe kundër kapsllëkut. Merrni disa hurma, vendosni në një gotë me ujë dhe leni ashtu gjatë natës. Në mëngjes pijeni ujin dhe lëngun që kanë lëshuar hurmat, i cili është efikas kundër kapsllëkut. Meqë përmbajnë shumë materie ushqyese e pak kalori, hurmat ndihmojnë edhe në humbjen e kileve të tepërta. Edhe personat me kolesterol të lartë duhet të konsumojnë hurma, meqë këto pemë është parë se e ulin atë. Hurmat e forcojnë zemrën, ulin shtypjen e lartë të gjakut, etj.

(Kosova Sot)