Si ta parandaloni ftohjen me shurup të shtogut?

  • 26 October 2016 - 23:03
Si ta parandaloni ftohjen me shurup të shtogut?

Ua sjellim një recetë e thjeshtë e shurupit të shtogut, e bërë me pemë të thata të kësaj bime, me mjaltë dhe me barishte, për ta forcuar imunitetin. Ky shurup ka një shije të këndshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Mund të përdoret si ilaç, apo si shtesë në ëmbëlsira. Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e zierjes: 1 orë Koha e përgjithshme: 1 orë e 5 minuta Sasia: 1 litër

PËRBËRËSIT - ? e kupës me pemë të thara të shtogut të zi (rreth 85 g) - 3½ të kupës me ujë (rreth 800 ml ujë) - 2 lugë gjelle rrënjë të tharë të xhenxhefilit - 1 lugë çaji pluhur kanelle - ½ e lugës së çajit karafila, apo karafil pluhur - 1 kupë mjaltë të papërpunuar.

UDHËZIME 1. Qiteni ujin në një tenxhere me madhësi mesatare, e më pas shtoni pemët e shtogut, xhenxhefilin, kanellën dhe karafilat (mos e qitni mjaltin!) 2. Vlojeni ujin, e më pas mbulojeni duke ia zvogëluar temperaturën dhe duke e lënë për 45 minuta deri në 1 orë derisa lëngu të shteret përgjysmë. Më pas largojeni atë nga zjarri dhe lëreni që të ftohet. Përzieni pemët e shtogut me një lugë. Kullojeni lëngun në një kavanoz të qelqtë. 3. Pemët e shtogut mund t'i hidhni, kurse lëngun e leni derisa të bëhet i vakët. Më pas ia shtoni një kupë mjaltë dhe e përzieni mirë. 4. Pasi që mjalti të jetë përzier me masën tjetër, qiteni shurupin në një enë tjetër të qelqtë. 5. Sapo e keni bërë shurupin tuaj të shtogut! Ruajeni atë në frigorifer dhe përdoreni çdo ditë, për t'ua forcuar imunitetin. Disa mjekë preferojnë që këtë shurup të mos e konsumoni gjatë fundjavës, por vetëm gjatë ditëve të punës. 6. Doza standarde është gjysmë luge e çajit deri në 1 lugë të çajit për fëmijë dhe gjysmë luge të gjellës deri në 1 lugë për të rriturit. Nëse gripi apo ftohja është shumë e rëndë, përdoreni këtë shurup çdo 2-3 orë, e jo vetëm një herë në ditë, derisa të zhduken simptomat. 

(Kosova Sot)