Ushqimi i njelmët, fajtor për gërhitje

  • 28 October 2016 - 08:27
Ushqimi i njelmët, fajtor për gërhitje

Nëse zgjoheni në mes të natës shkaku i gërhitjes, hidhni më pak kripë ushqimit, këshillojnë ekspertët nga Brazili,transmeton gazeta Kosova Sot Sipas mendimit të tyre, konsumimi i tepërt i kripës sjell deri shtimi i lëngjeve në organizëm, dhe për këtë arsye, kur të shtrihemi apo flemë vjen deri te tkurrja e rrugëve të frymëmarrjes dhe frymëmarrjes së vështirësuar, dhe deri te gërhitja. Deri te një përfundim si ky erdhën gjatë hulumtimit, në të cilin një grup i të anketuarve për çdo ditë kishte pirë ilaçe diuretike dhe kishte respektuar regjimin me konsum të ulët të kripës, derisa grupi tjetër nuk e kishte ndjekur shembullin e tyre. Medikamentet për hedhjen e lëngjeve dhe regjimi i përshkruar i ushqimit janë futur, në mënyrë që të pakësohej niveli i kripës në organizëm dhe për të hedhur ujin tepricë. Me këtë rast, kishin konstatuar se apnea e rrezikshme, në të cilën shfaqet ndalimi i frymëmarrjes shkaku i lodhjes ditore, hipertensionit, problemeve të zemrës. Sipas ekspertëve, sa më e gjatë të jetë qafa, aq më i madh është rreziku për një gjendje si kjo. 

(Kosova Sot)