Përzierja, që është shpëtim për shumë sëmundje

  • 02 July 2015 - 08:35
Përzierja, që është shpëtim për shumë sëmundje

Jodi është preventivë për sëmundjet e Parkinson-it dhe Alzheimer-it, por ndihmon edhe në largimin e pllakave nga arteriet. ‘Lugol Jodoral, është një përzierje e jodit thelbësor dhe jodit të kaliumit, i menduar në vitin e largët 1829, e sipas mendimit të shumë ekspertëve, është shpëtim për shumë sëmundje. Njihet si preparat universal për dezinfektim, infeksionet dhe lëndimet në lëkurë, por se është edhe burim natyral i jodit, i cili i mungon trupit. Jodi ndihmon po ashtu te sulmi në zemër dhe ai në tru dhe zvogëlon problemet që ndërlidhen me arterosklerozën. Po ashtu ekuilibron hormonet dhe zvogëlon simptomat e diabetit

Përgatitja e përzierjes:

Për një litër përzierje, përzieni 44 gr jod pluhur dhe 88 gr jod pluhur kaliumi. Jodin e kaliumit e tretni në 0,47 litra ujë dhe kristalet e jodit i mbushni deri te shenjat e një litre. Shmangni përdorimin e ujit nga shishet. Përdorni ujë të destiluar.

Si ta përdorni përzierjen:

Sugjerohet që këtë përzierje ta merrni me uthull molle, e dosa e sugjeruar ditore është 150 mikrogramë. Personat që vuajnë nga diabeti duhet të marrin dozë më të vogël. Gjatë konsumimit mund të vëreni simptoma në trup si valë të ngrohtit, djersitjes dhe dhimbje të lehta të kokës. (Kosova Sot)