Si të hani më pak ushqime grimcuese?

  • 07 July 2015 - 17:09
Si të hani më pak ushqime grimcuese?

Një studim i ri, i botuar në revistën „Appetite“, na tregon sesi të hamë më pak ushqime jo të shëndetshme grimcuese. Mjafton vetëm të informohemi rreth asaj se sa të dëmshme janë ushqimet grimcuese në aspektin afatgjatë dhe do të fillojmë të përmbahemi. Kjo është vërejtur edhe te pjesëmarrësit në studim.

Rezultatet e studimit ishin interesante: ata që përmbaheshin edhe ashtu nga ushqimi, nuk kanë pasur ndonjë ndryshim në sjellje. E, sa iu përket atyre që nuk përmbahen edhe aq nga konsumimi i ushqimeve, pasi që kanë lexuar tekstin rreth ndikimit negativ të ushqimeve grimcuese në nivel vjetor, ata kishin filluar të konsumonin më pak ushqime të tilla, sesa ata që kishin lexuar rreth ndikimeve negative të ushqimeve të tilla në nivel ditor. Pra, ndikimin më të madh për ndryshimin e qëndrimit e ka pasur presioni psikologjik që iu është bërë pjesëmarrësve në studim.

(Kosova Sot)